Gomarët shohin barë për herë tê parë

Tetë gomarë nga Arizona kanë mbetur të shokuar kur u zhvendosën në Kaliforni dhe panë bar për herë të parë, pasi e kishin kaluar gjithë jetën e tyre në shkretëtirë.

Ferma Montgomery Creek ka postuar videon me momentin e adhurueshëm.

Në klip gomari i parë del nga kamioni dhe më pas tërhiqet prapa para se të prekë barin, i çuditur nga ngjyra jeshile, i ndjekur më pas nga “shokët e tij”.

Montgomery Creek Ranch shpjegoi se video ishte filmuar kur kafshët u prezantuan për herë të parë me territorin e huaj.