Gostivar, burri e therrë me thikë gruan, ja pse

Në rrugën Beliçica në Gostivar sot rreth orës 10 e 30 ka ndodhur një tragjedi e rëndë familjare.
Për motive xhelozie, burri i komunitetit rom ka sulmuar me thikë ish gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Ekipi i ndihmës së shpejtë vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e saj.

Ekipi i Policisë ishte në terren dhe kreu ekspertizë, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë u dërgua për ekspertizë mjeko – ligjore.