Gostivar, dyqani turk që përzë këdo që flet shqip

Intelektuali shqiptar që jeton në Zvicër, Xhemal Ahmeti ka ngritur alarmin për diskriminimin e shqipes në Gostivar.

Duke qenë me prejardhje nga ky rajon, ai ka treguar për një dyqan telefonash mobilë në Gostivar ku shërbehet vetëm në turqisht dhe maqedonisht.

Shitorja ‘Sabah’, ku shiten pajisje të teknologjisë dhe smartphone, ndalon myshterinjtë që flasin shqip.

Sipas Ahmetit, pronari shpeshherë i përzë nga dyqani të gjithë ata që flasin shqip, duke thënë se aty nuk shërbehet për shqiptarë.

Në vijim po sjellim të plotë shkrimin e Xhemal Ahmetit të afishuar në llogarinë e tij në Facebook:

GOSTIVAR: DYQANI KU NDALOHET SHQIPJA

Edhe në biznes ka racizëm. Si për shembull dyqani i teknologjisë dhe smartphonëve SABAH në Gostivar. Kush aty flet shqip duhet të ikë jashtë. Nuk ka shërbim e as konverzavione shqip, po ndoshi të afrohet personeli dhe të dëbon jashtë.


Nuk është hera e parë që raportohemi nga qytetarë të Gostivarit për sjelljen shqiptarofobe të pronarëve të shitores SABAH në Gostivar, e cila është si distributore e iPhone, Alcatel dhe Samsung në partneritet me Telekomin gjerman. Sot si edhe shumë herë tjera gjersa flasin ndër vete shqip dy shqiptare vendore A.I. dhe B.K ju afrohet pronari (ulur me syze) në turqishte, pastaj në maqedonishte dhe u thotë të ikin jashtë se aty nuk shërbehen shqiptarë, por vetëm turqisht dhe maqedonisht. Interesant është rasti se disa nga të ankuarit thonë se u kanë shkruar edhe mediave për këtë punë, por askush nuk reagon për të denoncuar shitore të këtij lloji dhe firma që diskriminojnë në mënyrë raciste shqipen në favor të turqishtes (s’ka turq vendorë në Gostivar).
Poashtu eshtë e pasqarueshme se pse njerëzit shkojnë aty? Ngase heshtin mediat? Ose dikush duhet t’iu shkruajë markave që shiten e aty ku sundojnë rregulla raciste. Legjenda: Personeli i punëtorisë në fjalë, pas asnjë shqiptarë, respektivisht vetëm me turkofolës dhe maqedonishtefolës.

http://www.sabahtrade.com.mk/index.php?route=common/home