Grabitë bankën dhe vrapon rrugëve lakuriq duke hedhur paratë

Policia amerikane ka arrestuar një person në Florida, i cili kishte grabitur një bankë dhe më pas i zhveshur lakuriq ka vrapuar nëpër rrugë duke hedhur paratë e grabitura.

Siç njofton policia, qëllimi i Alexander Sperner ishte që të bëjë veprim komedian, kurse FBI atë e ka arrestuar me akuzë për grabitje të bankës, transmeton KosovaPress.