Granatë në oborrin e shtëpisë së një serbi në veri

 

Një granatë e pashpërthyer që dyshohet të jetë M-75 është gjetur sot rreth mesditës në oborrin e një shtëpie në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, shtëpia ndodhet në lagjen ‘Mikro Nasele’ në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës është Dushan Miliq.

Nuk dihet saktë se cilës periudhë  takon kjo granatë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet që ekipet përkatëse të bëjnë shpërthimin e saj.