Gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat

Nëse gratë bëjnë gjumë të mirë gjatë natës, kjo e përmirëson performancën e trurit të tyre, ndërsa burrat përfitojnë më shumë nga pushimi i pasdites.

Shkencëtarët nga Instituti Max Planck në Mynih, kanë analizuar gjumin e 160 të rriturve, duke dashur të dinë se si ndikon gjumi në kapacitetin intelektual të njerëzve.

Ata kanë zbuluar se gjumi është shumë i lidhur me suksesin në testet për matjen e Inteligjencës, dhe gratë kanë rezultate më të mira nëse kanë një gjumë të qetë. Te burrat nuk është vërejtur një korrelacion i tillë.

Sidoqoftë, te burrat është vërejtur se kanë performancë më të mirë akademike nëse flenë nga pak gjatë ditës.