Gratë me prapanica të mëdha jetojnë më shëndetshëm, thotë shkenca

Një studim ka bërë disa gjetje interesante duke rezultuar se ‘çelësi i lumturisë’ për jetën e një gruaje është prapanica e madhe.

Ndonëse tingëllon pak vrazhdë t’i thuhet një vajze a gruaje se ajo është më e shëndetshme vetëm se gëzon përmasa më të mëdha në fundshpinë, kjo sipas studimit të bërë nga Konstantinos Manolopoulos, del t’i ketë goxha do benefite.

Shkencëtarë në Universitetin e Oksfordit në Degën e Diabetit, Endokrinologjisë e Metabolizmit kanë nxjerrë rezultatin së ijet e gjëra ndihmojnë në rezistimin e sëmundjeve kronike, shkruan The Independent, përcjellë ORAinfo.

Studimi citon se personat më këto përmasa kanë nivele të ulëta të kolesterolit dhe prodhojnë numër të madh të hormoneve për metabolizmin e sheqerit.

E mira tjetër e të pasurit të pasme të bollshme është edhe ndihmesa që ato i bëjnë organizmit kundër sëmundjeve kardiovaskulare, për shkak të indeve të shumta dhjamore në atë zonë të trupit, të cilat kanë efektin e asgjësimit të copave të yndyrës.

Yndyra në kofshë e ije është e mirë për ju, yndyra në stomak nuk është”, ka thënë udhëheqësi i këtij studimi, Manolopoulos. /ORAinfo/