GRATË MISTERIOZE TË MASKUARA TË IRANIT

Njerëzit në provincën Hormozagan në bregun jugor të Iranit janë të njohur si Bandari, apo njerëzit e portit. Ky vend dikur ka qenë i rëndësishëm sepse ka qenë qendër për tregti qysh para vitit 2000 para erës sonë. Kjo ka rezultuar me përzierje kulturash, nga Afrika, Arabia, India e Persia.

Shumica e banorëve të kësaj zone veshin mbulesa të ndryshme nga provincat e tjera të Iranit. Gratë, për shembull, veshin fustane shumëngjyrëshe në vend të mbulesave ngjyrë të zeza.

gruja-55

Por, në fakt, gratë në këtë anë dallohen për shkak të maskave të cilave i mbajnë, shkruan BBC.

Gratë në këtë anë kanë vënë maska të tilla për shekuj me radhë. Rrënja e kësaj tradite është e panjohur, por disa thonë se ka filluar gjatë sundimit portugez, kur gratë kanë tentuar që fshihen nga skllavopronarët që kanë kërkuar gra të bukura.

gruja-7

Përveç që është pjesë e kulturës dhe fesë, këto maska mbahen edhe për të mbrojtur sytë e lëkurën nga dielli, që mund të jetë i fortë. Maska të ngjashme mund të gjenden edhe në Oman, Kuvajt