Grekja 50-vjeçare dashurohet me shqiptarin dhe martohen, por ja çfarë i bën ai

Një grua greke e moshës 50-vjeçare ka rënë në dashuri me një djalë të ri shqiptar, i cili është në moshë më të vogël se ajo. Gruaja dhe shqiptari janë njohur në një qendër tregtare, ku burri punonte.

Ajo kishte shkuar fillimisht bashkë me motrën e saj për të blerë diçka dhe kishte rënë në dashuri me shikim të parë me shqiptarin. Të dy kanë dalë disa herë për kafe dhe kanë vendosur të lidhin jetën bashkë.

Mirëpo, historia nuk përfundon me kaq. Çifti u martua, por një ditë të bukur shqiptari vendos të kthehet në vendlindje, pa pëlqimin e gruas së tij greke. Ai i merr të gjitha paratë që 50-vjeçarja kishte arritur të mblidhte gjatë jetës së saj, pa e pyetur, duke qenë se në bazë të ligjit, marrë parasysh që ishin bashkëshortë, pasuria ishte e përbashkët.

Shuma e marrë nga shqiptari është rreth 40 mijë euro. Grekja e ka paditur dhe pritet se ç’do të bëhet me të në vijim./360grade