Greqi-BE, akuza për çështjen çame

Ministri i jashtëm grek Kociaz i ka drejtuar një letër eurokomisionerit, Johanes Han ku e kritikon se ka folur për “çështjen çame”, pa pasur referenca te sakta dhe pa zhvilluar konsulta paraprake. Kocias nënvizon se kjo problematike nuk është as në axhendën e përbashkët diplomatike greko- shqiptare.

“Përfitoj nga rasti për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur në këtë çështje. Për palën greke nuk ka “çështje çame”. Nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë një çështje e tillë në axhendën dypalëshe greko-shqiptare.

I kujtojmë Komisionit se e ka trajtuar çështjen në mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze pa u referuar në kërkime dhe konsulta paraprake dhe se ka hyrë në një terren, i cili nuk i përket rolit të komisionit.

” Numri një i diplomacisë greke shkruan në letrën e tij se pranimi dhe aprovimi i argumenteve me bazë nacionalizimin nga ana e Komisionit do të dëmtonin historinë evropiane dhe do te ktheheshin në një precedent të rrezikshëm për unionin. Ai ka paralajmëruar edhe Tiranën zyrtare se një trajtim i kësaj çështje do të dëmtonte marrëdhënien dypalëshe, duke lëne te kuptohet se do te bllokonte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.