Greqi/ Bie në kazanin e rrushit, humb jetën tragjikisht emigranti shqiptar

Një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Sipas raportimeve në mediat helene, shqiptari punonte në qytetin Volos.

Ai ka rënë aksidentalisht në kazanin e fermentimit të rrushit, 3 metra i thellë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas hetimeve paraprake shqiptarit i ka rrëshqitur këmba, ndërsa kolegët nuk mundën ta ndihmonin.