Greqi/ Ndalohet mësimi në gjuhën shqipe

Greqi ka ndaluar mësimin e gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët, dje në ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare.

Kjo masë ka ardhur për shkak të protestave të vazhdueshme raciste të grekëve.

Lajmin e ka bërë të ditur një shqiptar i cili jeton në Spatë, i cili tregon se çfarë ka ndodhur konkretisht me mësimin e gjuhës shqipe në këtë vend.

“Grekët sot (dje) ndaluan në Spata mësimet në gjuhën shqipe për emigrantët shqiptarë. Kjo e drejtë ishte fituar me 22 janar të këtij viti dhe e mbyllën sot(dje) mësimin për shkak të protestave raciste nga banorët grekë të vendit.

Si për ironi të fatit sot (dje) ishte Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”, ka shkruar një shqiptar banues në Spata të Greqisë për “JOQ”.

Kujtojmë se Spata, i cili është një qytet në pjesën lindore të Athinës, që prej epokës Mesjetare ka qenë e banuar nga arvanitasit, ndërsa emri i këtij qyteti ka ardhur nga familja toske e Gjin Bue Shpatës rreth shekullit të XV.