Greqi, një shqiptar gjendet i vdekur në plazh

Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në Greqi. Mësohet se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur mëngjesin e së shtunës në qytezën greke, Myrsini.

Nuk dihet identiteti i të ndjerit, ndërkaq është i moshës 58-vjeçare.

Mësohet se ai është gjetur i pajetë në plazh.

Dyshimet e hetuesve, janë se ai ka humbur jetën për shkaqe patologjike, pasi ka pasur probleme me zemrën. Autoritetet vendase po punojnë për të zbardhur detaje të reja.