Greqi, regjistrohet tërmet me intensitet prej 4.5 ballë

Tërmet i matur u regjistrua në afërsi të qytetit Nafpaktos, në Greqinë perëndimore, shkruan gazeta “Naftemboriki”.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua në tre kilometra në perëndim të qytetit dhe 174 kilometra në veriperëndim nga Athina.

Sipas Qendrës seizmologjike evroopiane, tërmeti ka qenë me intensitet prej 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë në 18 kilometra në veri të qytetit Patra.

Nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material.