Greqia i kthen mbrapsh Turqisë kontigjentin e parë të refugjatëve

Autoritetet greke kthyen sot nga ishulli grek Lesbos drejt Dikili-t në Turqi një kontigjent prej 55 azilkërkuesish, shumica shtetas pakistanezë dhe algjerianë, në përputhje me marrëveshjen BE-Turqi, sipas një burimi të policisë.

“Në mesin e këtij grupi janë 37 azilkërkuesit e parë të refuzuar në instancën e dytë nga autoritetet e shërbimit grek për azil”, sipas së njëjtit burim.

Përveç 20 shtetasve pakistanezë dhe 20 algjerianë, ky grup përfshin 5 shtetas marokenë, katër afganë, tre nga Bangladeshi, një nga Sri Lanka, një iranian dhe një palestinez.

Ky është kthimi I parë masiv prej grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi më 15 korrik. Arrestimet në masë të ndërmarra më pas nga autoritetet turke përkeqësuan marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit