Greva në Lufthansa, 2 mijë anulime, 20 milionë humbje

Greva dy ditore e pilotëve të kompanisë së fluturimeve Lufthansa që çoi në rreth 2 mijë anullime, i ka kushtuar kompanisë rreth 20 milionë Euro humbje ku pesha e madhe ka rënë mbi rezervimet afatmesme.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për humbjet dhe dëmin tashmë të shkaktuar, por edhe për rezervimet afatmesme. Ne po vërejmë se sjellja e konsumatorit po ndryshon. Çdo ditë e grevës i kushton kompanisë 10 milionë Euro,”shprehet Harry Hohmeister, drejtori i qendrës së menaxhimit të Luftansas.

Gjigandi gjerman i fluturimeve ka anuluar 1.800 fluturime, ose një e treta e shërbimeve të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten, duke prishur planet e mbi 215 mijë udhëtarëve.

“Jemi të keqardhur për këtë sepse po vuajnë edhe klientët tanë nga kjo grevë. Ndaj ne themi se është vërtetë cinike të thuash që bëhet fjalë vetëm për anën financiare. Por ne nuk do të ndalojmë tarifat dona të punës vetëm sepse një anëtar i bordit të kompanisë kërkon të ketë një pozicion më të lartë në punë,” thotë Joerg Handwerg, pilot dhe anëtar i unionit të pilotëve.

Greva e së premtes prek vetëm fluturime me ngarkesë të shkurtër teksa udhëtarët duket se kanë humbur durimin dhe mirëkuptimin kundrejt kompanisë e cila goditet për të 14 herë nga greva.

Greva e pilotëve në 2014 i kushtoi kompanisë Lufthansa 222 milionë Euro, ose rreth 21 milionë Euro në ditë. Në 2015, sabotimi i punës nga pilotët dhe nga ekuipazhi i kabinës kushtoi 231 milionë euro, 30 milionë euro në ditë. Unioni i pilotëve kerkon një rritje mesatare vjetore prej 3.7 për qind nëpagat e 5,400 pilotëve në Gjermani për një periudhë pesëvjeçare, por kompania Luftahansa ka ofruar 2.5 për qind rritje deri në 2019.