Griezmann dëshiron të largohet nga Atletico

 

Edhe pse ditëve të kaluara drejtues të Atletico Madrid demantuan largimin e Antoine Griezmann, mediat spanjolle shkruajnë se ai ka kërkuar transferim.

Griezmann ishte lojtari më i mirë i Atletico këtë sezon me 26 gola dhe 12 asistime, ndërsa ekipi që më së shumti e dëshiron në radhët e veta është Manchester United, transmeton KosovaPress.

“Griezmann ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet”, tha gazetari i Kaden Kope Antonio Ruis.

Griezmann ka 26-vjeç, ndërsa në Madrid ka ardhur nga Atletik Bilbao në vitin 2014 për 30 milionë euro.  Në 160 takime për ekipin madrilen ka shënuar 83 gola, ka fituar Superkupën dhe ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar.