Gruaja 500 kg nuk është çuar nga shtrati për 25 vjet

Një grua egjiptiane që peshon gjysmë toni mendohet të jetë gruaja më e shëndoshë në botë.
Iman Ahmad Abdulati, 36 vjeç, nuk është larguar nga shtëpia e saj në Aleksandri që prej 25 vitesh pasi nuk është në gjendje të lëvizë nga shtrati për shkak të madhësisë së saj.
Për të kujdesen e ëma dhe motra Chaymaa, të cilat e ndihmojnë për nevojat e jetës së përditshme.
Ato i japin për të ngrënë, i ndërrojnë rrobat dhe e pastrojnë.
Sipas agjencisë së lajmeve El Arabiya, Iman ka lindur plot 5 kg. Ajo u diagnostikua me “elefatiazë” një infeksion parazit që shkakton ënjtje esktreme në gjymtyrët e një personi.
Që në moshë të vogël e kishte të vështirë të lëvizte, dhe kur shkoi 11 vjeç ishte tepër e rëndë për të qëndruar në këmbë.