Gruaja e ambasadorit rus largohet nga skena e vrasjes duke qarë (Video)

Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, i cili ishte duke mbajtur një fjalim kur u qëllua për vdekje nga atentatori turk, gruaja e ambasadorit rus është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes duke qarë.

Ajo ishte duke e shoqëruar ambasadorin rus, i cili u vra në Galerinë e Arteve në Ankara, transmeton Express

Në pamjet e reja nga vendi i ngjarjes shihet gruaja e ambasadorit rus, e cila largohet duke qarë pas vrasjes së tij.

Ambasadori rus u vra në Ankara, një ditë para takimit që do të mbahet ndërmjet Rusisë, Turqisë dhe Iranit, për çështjen e Sirisë. /Express/