Gruaja e biznesmenit të njohur aksidenton për vdekje një të moshuar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës, ku një i moshuar është përplasur me makinë nga gruaja e një biznesmeni.

Burime nga policia thonë për Syri.net se bëhet fjalë për bashkëshorten e biznesmenit Hari Lena, i cili zotëron përfaqësinë e makinave BMW në Shqipërinë si dhe biznese të tjera.

Gruaja e tij, Floreta Lena aksidenti me makinën Mini Cooper 63-vjeçarin Shemsi Bezgo. Ngjarja ndodhi në lagjen “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës. I aksidentuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital.

Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranës. Ndërkohë, policia ka arrestuar Floreta Lenën.