Gruaja e gazetarit shqiptar rrihet te dera e shtëpisë në syrin e dy fëmijëve të vegjël

Gruaja e gazetarit shqiptar Telnis Skuqi është sulmuar ditën e sotme në prag të derës së shtëpisë, nën syrin e fëmijëve të vegjël.

Lajmin në fjalë e bëri me dije gazetari investigativ Telnis Skuqi, i cili nuk tregon arsyen se pse është dhunuar në këtë mënyrë e shoqja, por e quan se kjo është pasoja e rilindjes.

“NUK GJEJ FJALE

Kaq shumë i ka verbuar urrejtja njerëzit, sa janë të gatshëm të trokasin në derë ku jeton dhe më pas të sulmojnë një grua në sytë e dy fëmijëve të vegjël, sepse këtë të drejtë ta jep rilindja.

Jo vetëm kaq, por agresorja jo vetëm që nuk është ndaluar (pasi ka kryer një dhunë me paramendim), por është lënë në gjykim të lirë, pavarësisht se ka konsumuar disa vepra penale.

E para: Ka dhunuar me paramendimin nënën e fëmijëve të mi.

E dyta: Ka shkelur privatësinë e familjes sime.

E treta: Ka traumatizuar dy fëmijët e mi etj.

Sinqerisht nuk gjej fjalë”,-shkruan gazetari .