Gruaja e Sulejman Selimit mallkon Presidentin Thaçi

Denimi me 7 vite burg i Sulejman Selimit për krime lufte në procesin e quajtur “Drenica II”, ka shkaktuar reagimin e bashkëshortes së ish-komandantit të UÇK-së, Kimete Selimi.

Ajo mallkon edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilët nuk reagoi për dënimin, duke bërë që fëmijët e saj të rriten pa baba.

Selimi ka qenë edhe ambasador i Kosovës në Tiranë.

Reagimi i gruas së Sulejman Selimit:

Vendimin e pritem me aq shumë shpresë, me thyen në shpirt. Zoti ju mallkoftë juve që mi latë fëmijët të rriten pa babe.

Mallkimi iu përcjelltë me gjenerata e gjenerata ju që zgjohet t’i ikni varfërisë në këtë mënyrë duke sakrifikuar njerëz të mëdhenj me dëshmitë e vonuara
Mallkimi raft edhe mbi juve President, ju vrafshin lotët e fëmijëve tanë. Qe nuk nxorët një zë ta mbroni të drejtën, jo të ndërhyni në drejtësi, por ti mbroni vlerat.

Presidenet ndoshta ke mendu që heshtja ty do të shpëtoj por jo mos mendo ashtu, se ti duke i mbrojtur kta burra kishe pas shancën ta mbrosh edhe vetveten, por gabuat!
Tash dhe juve ju uroj të ju bashkëngjitni Syles, meqë nuk ju bashkëngjitët në vijat frontale, në beteja të lara me gjak, dhe u fshehët skutave aty ku nuk kishte luftime dhe bënit plane për atë se si mbas lufte se kush qka do të gradohet. Syla, asnjëherë se mendoj këtë. Uroj që të paktën ti bashkohesh tash.

Fëmijët e mi do rriten krenar për babin e tyre.

Por mjerë ata fëmije që rriten me baballarët pranë por me vulën e tradhtisë në ballë.