Gruaja i hedh drekën burrit nga ballkoni

Mund të ndodhë që para se të niseni për në punë të harroni drekën tuaj – prandaj çdo burrë do i vlerësonte aftësitë mahnitëse të kësaj gruaje koreane, e cila ka mjeshtëruar një teknikë të pabesueshme për t’i hedhur burrit ushqimin nga ballkoni.

Video e filmuar në Korenë e Jugut tregon momentin se si gruaja i hedh sanduiçin bashkëshortit nga lartësia marramendëse e apartamentit të tyre, ndërkohë që ai ndodhet në makinë.

Pasi futet nga pjesa e sipërme e automjetit, dreka mbërrin në mënyrë perfekte në sediljen e parme para se burri të niset.

Klipi është bërë viral në Youtube dhe ka marrë mbi 700 mijë klikime.

574576779769