“Gruaja jote është lavire”, vajza e trajnerit të kombëtares dënohet me burg

Një sharje i ka kushtuar rëndë vajzës së trajnerit të Kombëtares turke, Fatih Terim. Buse u dënua me 3 muaj e 19 ditë burg.

Ajo ka fyer rëndë përmes rrjeteve sociale Anil D., i cili e ka paditur Busen në gjykatën e qarkut të Stambollit. Buse kishte sharë Anilin duke i thënë “se e ke bashkëshorten lavire ashtu siç je vetë”.

Megjithëse, fillimisht ajo u dënua me 2 vjet burg, gjykata e Apelit i uli dënimin në tre muaj e 19 ditë.

Por, asaj i ofrohet edhe një mundësi e mirë, nëse i kërkon falje Anilit, vajza mund ta vuajë dënimin në shtëpi, por nuk e dimë nëse krenaria e saj do e pranojë këtë gjë./mapo