Gruaja kërkon të martojë vajzën me dashnorin për ta patur afër

Një rast i ndërlikuar dhe i çuditshëm gjyqësor është duke u zhvilluar në një gjykatë të Berlinit. Një sulm brutal me thika dhe me shkopinj metalikë, i bërë mbi Liridonin 26 vjeçar për pak nuk ka përfunduar me vdekje të tij.

Sipas dëshmive të personave që përgjigjen para trupit gjykues, të tre shqiptarë, ata e kishin sulmuar këtë person për shkak se ai i kishte “prekur në nder”, pasi që e kishin kapur në banesën e motrës së njërit prej tyre, Shkurtës së bukur 20 vjeçare.

Por, siç shkruan më tutje bz.de, ngjarja bëhet shumë më komplekse dhe e paqartë kur gjithë kësaj i shtohet pandehma se njëri nga tre sulmuesit, Iliri, ishte në fakt dashnori i nënës së Shkurtes.

Dhe, për ta pasur afër, ajo ka dashur ta lidhte të bijën  me të dashurin e vet formalisht, gjegjësisht t`i martonte ata!

Por, e bija as që donte të dinte për këtë martesë. Shkurtja e dashuronte  një “kushëri” të familjes, (siç e përshkruan gazeta). Nga ana tjetër, vëllai i vajzës së re së bashku me dy shqiptarë tjerë (Besforti dhe Besniku, ky i fundit nga Maqedonia) nuk duan të lejojnë “t`u shkojë fytyra” dhe e bëjnë sulmin kundër kushëririt. Për më tepër, vëllai i saj, Besforti, ia kishte premtuar motrën e tij Ilirit.

Sidoqoftë, diçka do të ketë shkuar keq në intrigën e thurur nga nëna dhe ngjarja kishte marrë përfundimin tragjik, për të cilin, para trupit gjykues po përgjigjen tre persona. Nisur nga pesha e rëndë e krimit, ata mund të marrin dënime të rënda deri edhe dënim me burg të përjetshëm. Ata akuzohen se kanë vepruar në formë grupore  duke provuar ta vrasin në mënyrë mizore një person për motive të dobëta.Procesi vazhdon më 14 shkurt.