Gruaja nga Kërçova e cila ishte zhdukur, gjendet e mbytur në ujërat e Treskës

Një banore e cila ishte paraqitur si e zhdukur nga Kërçova është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska

“Gjashtëdhjetë e një vjeçarja I.M nga Kërçova, e cila paraprakisht është paraqitur si e zhdukur, dje rreth orës 10:30 është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska në afërsi të “Kozhanës” në Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.

Trupi i viktimës është nxjerrë nga ujërat e lumit prej një ekipi të Njësitit territorial të zjarrfikësve Kërçovë, ndërsa identitetin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj.

Me urdhrin e prokurorit publik ndaj trupit të viktimës do të bëhet obduksion