Gruaja nga Prishtina takon ish të dashurin pas 9 vitesh, por ka një hall të madh

Ndonjëherë nuk është e mjaftueshme që vetëm ta duash dikë, pasi rrethanat e jetës të detyrojnë që ta sakrifiokosh këtë dashuri.

Pranë JOQ, ka shkruar një grua nga Prishtina, e cila tregon se e sakrifikoi dashurinë e saj 9 vite më parë, por fati ia riktheu atë krejt rastësisht.

“Jam një grua e martuar nga Kosova dhe kam fëmijë, por historia ime është kjo. Para 9 viteve kam qenë e lidhur me një djalë, e doja shumë dhe më donte shumë. Lidhjen tonë donim ta bënim më të fortë dhe të fejoheshim, por ndodhi një problem. Pasi erdhi të më kërkonte dorën, nga frika i thashë jo se nuk të dua. Por e takova pas 9 vitesh dhe pata të njëjtën ndjenjë që kam pasur më parë. E pashë në rrugë, më pa dhe pasi shkova në shtëpi më erdhi një mesazh nga Facebook nga ai. Më bëri shumë komplimente dhe më tha që më donte akoma, që nuk ishte martuar. Më ftoi të pinim kafe dhe unë pranova. Sapo u takuam më mori dorën, më puthi dorën dhe filloi të qante, duke më thënë që gjithë këto kohë ishte interesuar për mua dhe se nuk mund të martohej me asnjeri tjetër sepse isha e vetmja femër që ai donte. Nuk i besova që më donte akoma, u ndamë dhe shkova në shtëpi. Përsëri filloi të më shkruante dhe u detyrova t’i bëja bllok në Facebook. Pas 3 ditësh më erdhi një letër nga motra e tij dhe në të kishte përmbledhur të gjithë historinë tonë, çdo gjë që kishim kaluar bashkë, ai nuk e kishte harruar. Fillova të qaj, unë tim shoq e dua, por kurrë si atë se për mua ishte dashuria ime e parë. Më kërkon të dalim prapë për kafe, por nuk dua të prish familjen time.”