Gruaja që pret fëmijën e 13 dhe nuk do të ndalojë

Nëna e 12 fëmijëve nuk ka turp të thotë që po pret fëmijën e 13 vetëm disa muaj pasi nisi një marrëdhënie të re.

Cheryl Prudham është shtatzënë me fëmijën  e saj të 13, këtë herë nga Lee Ball, me të cilin ka filluar të dalë pasi u divorcua nga bashkëshorti Robert. 12 fëmijët e saj të parë i ka me dy burra të ndryshëm, ndërsa Lee është bashkëshorti i saj i tretë.

34 vjecarja ka konfirmuar shtatzëninë për shoqërinë e saj, duke treguar që është 12 javëshe. Lee dhe Cheryl kanë dashur gjithmonë të kenë një fëmijë bashkë. “Ata janë njohur para disa vitesh dhe ishin miq të mirë, por kur Cheryl u divorcua ata u takuan dhe u lidhën së bashku. Ai nuk jeton me të për momentin, por nëse gjërat shkojnë mirë me fëmijën, ata mund të jetojnë bashkë,” – ka thënë një burim i brendshëm për The Sun.

Cheryl është e fiksuar pas fëmijëve dhe e ka bërë fëmijën e parë në moshën 17 vjecare. Për momentin punon si pastruese, dhe mundohet për fëmijët e saj edhe pse ata shpenzojnë shumë.