Gruaja shkon për të takuar burrin, arrestohet! 5 fëmijët lihen në parking!

Email

Një grua që shkoi për të takuar në burg bashkëshortin u arrestua nga policia, ndërsa 5 fëmijët e saj të mitur mbetën në makinën e parkingut të burgut.

Rasti është regjistruar në burgun Sincan në Ankara të Turqisë.

Sipas të përditshmes turke “Hyrriet” në version anglisht, rasti është denoncuar nga deputetit Mahmut Tanal nga Partia Republikane Popullore (CHP).

Tanal është anëtar i komisionit të të drejtave të njeriut në Turqi, duke theksuar se lëndia e fëmijëve vetëm është shkelje e të drejtave të fëmijëve.

“Lënia e fëmijëve vetëm nuk është e përshtatshme as për dispozitat ligjore dhe as për të drejtat e fëmijëve. Ne do ta monitorojmë këtë rast. Hapat e mëtejshëm duhet të ndërmerren menjëherë për të parandaluar viktimizimin e këtyre fëmijëve”, tha ai në një deklaratë, duke publikuar edhe një video të fëmijëve që qajnë teksa ndodhen të braktisur.

Ai tha se është e papranueshme që pesë fëmijë, njëri prej tyre i sëmurë të lihen totalisht vetëm, ndërsa nëna e tyre ndalohet nga policia.

“Duke lënë pesë fëmijë të vetëm, sidomos kur njëri prej tyre është i sëmurë, për shkak të ndalimit të nënës së tyre, është krejtësisht e pakonceptueshme në bazë të ndërgjegjes dhe ligjit. Imazhet tregojnë një gjendjen humanitare”, shtoi Tanal.

Gruaja u arrestua nën akuzën e terrorizmit, ndërsa akuzohet se është e lidhur me lëvizjen Gylen.

Njëri prej fëmijëve është me aftësi të kufizuar dhe ata mbetën për orë të tëra në mes të të ftohtit.