Grubi: 2.000 vende të reja pune, Ali Ahmeti garancë për investitorët e huaj

 

Zonat ekonomike në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Strugë po funkcionojnë duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë
Uratave për nisjen e punës së fabrikës amerikane LEAR në zonën e lire të Tetovës i është bashkangjitur edhe Deputeti i BDIsë Artan Grubi.
Mbi 2.000 vende të reja të punës në Tetovë dhe rrethinë, mbi 2.000 familje gjejnë siguri financiare afatgjate.
LEAR-i Amerikan në Tetovë si dhe investimi tjetër amerikan në Kërçovë, Key safety systems, paraqesin përmbushje të premtimit të zonjës Viktoria Nulland për investime amerikane në veriperendimin e vendit.
Zonat ekonomike në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Strugë po funkcionojnë duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë. Të njejtën do ta bën edhe zona e Likovës e cila u themelua para një viti.
Kryetari Ali Ahmeti gjithnjë ka siguruar investitorët vendor e të huaj që do jemi pranë tyre në çdo kohë dhe në dispozicion për ta lehtësuar funkcionimin e tyre të papenguar dhe kjo po ndodh si dhe do të intensifikohet.