Grubi : BDI është e gatshme të shkojë edhe në opozitë

Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në emisionin Click Plus në televizionin 21, theksoi nuk duhet të keqpërdoren dhe të të tallet me dhimbjen dhe humbjet e rasteve si Monstra, Sopoti.

“Nuk duhet të keqpërdoren dhe të tallet dhimbja dhe humbjet e familjarëve të rastit Monstra. Ne si parti jemi për zbardhje të plotë te të gjithëve rasteve si Monstra, Sopoti dhe Kumanova. BDI është e gatshme të shkojë edhe në opozitë që këto raste të zbardhen, duke mos na akuzuar se ne kemi ndikim në zbardhjen e këtyre rasteve”, theksoi Grubi./TetovaSot/