Grubi: BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk kanë gisht në ngjarjen e Kumanovës

Deputeti i BDI-së Artan Grubi do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit për zbulim  për rastin e Kumanovës

Siç thotë deputeti Grubi dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe Kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.

Lexo postimin e plotë në facebook të Grubit:

Gjykimi i deritanishëm në rastin e Kumanovës nëpërmjet prezentimit të dëshmive nga ana e protagonistëve të ngjarjes po zbulon të vërtetën shokuese për përfshirje mashtruese në këtë rast të agjentëve të Agjencionit për Zbulim, që është nën kompetencat e Presidentit Ivanov.

Në cilësinë e deputetit, do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të agjencionit për zbulim në këtë rast kaq të rëndë.

Njëkohësisht, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe Kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.

Prandaj miq, e vërteta po del në shesh përkundër gjithë fushatës së tmerrshme dhe të papërgjegjshme mediatike dhe opozitare”.