Grubi: BDI që nga 2001 e deri sot partner strategjik ka Uashingtonin dhe BE-në

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sonte në emisionin 200 në Alsat -M u shpreh se BDI partner strategjik ka vetëm Uashingtonin dhe BE-në edhe ate që nga 2001.

“Politikat e BDI-së që nga 2001 e deri sot janë bërë me partneritet t me Uashingtonin dhe BE-në” u shpreh Grubi

Këto konstatime Grubi i bëri pasi ambasada ruse ditë më parë akuzoi BDI-në se vendos partneritet me faktorin ndërkombëtarë për politikat e brendëshme të Maqedonisë duke e akuzuar pse nuk bëri marrëveshje për qeverinë e re me VMRO-në.