Grubi: Besa përkrah LSDM-në për ta rrënuar BDI-në e jo për platformën shqiptare

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka denoncuar qëndrimet e deputetit të Lëvizjes Besa Afrim Gashi për portalin maqedonas Faktor ku ky i fundit ka thënë se Besa do ta përkrah LSDM-në vetëm për ta rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Grubi në prfolin e tij në Facebook thotë  se të gjithë së bashku dhanë fjalën para kryeministrit të Shqipërisë Rama që beteja të bëhet me platformën shqiptare për qevrinë kundër partive maqedonase, besatarët e BESËS paskan plane të mbështesin parti maqedonase për të rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Gjersa ne dhamë fjalë para KM Rama që do të zhvillojmë betejë për përmbajtje, e jo për formë, për platformë, e jo për pushtet, Besatarët bëkan plane që ta mbështesin një parti maqedonase, jo për platformën, por për ta rrënuar BDInë. Ju shërbeft në nder! Ali Ahmeti dhe BDI dëshmoi se nuk është peng i askujt dhe që fjalën e dhënë në Tiranë do ta mban gjer në fund. Shqiptarët meritojnë lider si Ali Ahmeti që ju shërben atyre, e jo partiçka që bëhen bashkë me partitë maqedonase për ti rrënuar shqiptarët.” përfundon deputeti Grubi