Grubi: Çairi është projekti më kombëtar i Ali Ahmetit

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte po zhvillon tubimin qendror në Çair. Para të pranishmeve ka folur edhe bartësi i listës së njësisë zgjedhore 1, Artan Grubi ka thënë se çdo shqiptar është UÇK dhe se Çairi është vatra e BDI-së.

“Ky qe shihni sot eshte Çairi im, Çairi i BDIse, Çairi i të vërtetit, çlirimtarit, fitimtarit, vendimtarit, i Ali Ahmetit. Çairi eshte themeli dhe qendresa e BDIse Cairi eshte vatra e BDIse Çairi eshte krenaria e BDIse Cairi eshte Proekti me kombetar i Ali Ahmetit dhe ky Çair i imi nuk duron milingona politike, ky Çair i imi nuk pranon improvizues epizodik dhe pishpirika ne sherbim te partive maqedonase dhe rrymave antishqiptare”, theksoi Grubi.

Ai më tej gjatë fjalimit të tij theksoi se Çairi i im i takon vetem rilindasit te fundit kombetar, Ali Ahmetit.

“Sintagma emblematike e Abdyl Frasherit pas perfundimit te Lidhjes se Prizrenit “Fara u mbuall” pershkruan me se miri vepren e Ali Ahmetit per Shkupin shqiptar, per Çairin kombetar. Ali Ahmeti e beri shqiptarin e Shkupit te rendesishem, fitimitar dhe vendimmarres, duke ia mundesuar qe ta merr shtetin ne dore, duke mundesuar mijera punesime dhe qindra pozita udheheqese, duke mundesuar gjuhen shqipe zyrtare dhe te barabarte ne Shkup, flamur e shtatore kombetare, zona te lira ekonomike, gasifikim”, theksoi Grubi.

“Te nderuar, duke pasur parasysh rrugen qe e kemi ecur se bashku dhe themelet e shtepise qe e kemi ndertuar bashke eshte ne duart tona qe me: 11 dhjetor te votojne per ta vazhduar rrugen tone te perbashket te se ardhmes se sigurt, ne stabilitet dhe paqe, mireqenie shoqerore dhe zhvillim ekonomik. Me çmim edhe te humbjes se BDIse, Kryetari Ahmeti i ftoi partiçkat e vogla opozitare shqiptare qe te bashkohen, por ato u bene pike e pese, e cope e cope”, theksoi ai.

“Pasi qe ato akoma pa marre legjitimkten, futen urrejtjen dhe friken, shqiptareve me 11 dhjetor u mbetet e vetmja zgjedhje e drejte, e ajo eshte të bashkohen rreth BDIse dhe Ali Ahmeti. Burra e gra, vajza dhe djem: 11 dhjetori eshte vullneti juaj per bashkim dhe vote kunder pecarjes 11 dhjetori eshte vote per me shume punesime, vote per familjen tuaj dhe ler te ardhmen e femijeve tuaj. 11 dhjetori eshte vote qe fitimitaret ti bejme vendimtar dhe bashke ta permbyllim ate qe e nisi Ali Ahmeti ne vitin 2001.

Prandaj, te nderuar vellezer dhe motra, Çairi eshte me BDIne sepse BDIja eshte UÇK Çairi eshte me Ali Ahmetin sepse Ali Ahmeti eshte Fehmi Lladrovc, Abdyl Frasher e Hasan Prishtine bashke. Çairi te qofte fal, I nderuar Kryetar, eshte I yti dhe te ka djal. Te nderuara motra, te nderuar vellezer, te nderuar bashkemendimtar, dielli do te lind edhe nje dite pas zgjedhjeve, me 12 dhjetor, por, do varet prej nesh se a do te lind ai diell i shqiptareve ne perendim a po ne lindje”, theksoi ai.