Grubi e porosit Zaevin: Fillimisht vendose flamurin shqiptar në Strumicë, pastaj do të besojmë

 

Artan Grubi e porositi liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev se nëse dëshiron që ta realizoje qëllimin e tij për dy gjuhësi dhe vardisjen para votuesve shqiptar, të jap shembull me atë që do të vendose tabela dy gjuhësore dhe flamurin shqiptar në Strumicë, transmeton TetovaSot.

“Zoran Zaev fillimisht duhet që ta zbatoje në praktikë paralajmërimet për dy gjuhësinë në të gjitha qytetet e Maqedonisë si dhe konceptin qytetar që LSDM-ja e afroi në programin e tij, për t`i bindur shqiptarët që të besojnë në idenë e tillë dhe konceptin që janë duke e promovuar, pa dallim të përfaqësimit etnik”, theksoi shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi.

Zaev sot refuzoi që t`i komentoje deklaratat e Ahmetit se nuk ka të drejt që t`i kërkoje votat e shqiptarëve. Theksoi se aksenti është vendosur te qytetarët që do të janë në listat e përbashkëta të LSDM-së