Grubi fletë për bisedimet dhe çfarë po ndodhë në BDI

Artan Grubi, shefi i kabinetit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti thotë se, gjatë procesit të bisedimeve për qeverinë e re, nuk ka asgjë të re, në raport me atë se cfarë ka thënë deri më tani kryetari i partisë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Ne jemi duke vazhduar edhe me konsultime interne brenda partisë. Konsultime po i zhvillojmë edhe me intelektualë, gazetarë, përfaqësues të organizatave jo qeveritare si dhe me faktorin ndërkombëtarë brenda dhe jashtë vendit. Bujar Osmani foli për pesë opsionet që janë në lojë, ndërsa marrëveshja e Majit është e garantuar ndërkombëtarishtë”, është shprehur Grubi për gazetën Dnevnik. (INA)