GRUBI: Në BDI s’ka pro VMRO apo pro LSDM

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në emisionin 200 në Alsat-M ka thënë se Maqedonia ka 3 vite që gjendet në këtë spirale të krizës. Sipas tij në BDI ka pasur debat rreth platformës së përbashkët dhe ofertës që duhet t’ia kërkojmë njërit apo tjetrit partner, ku negociatat me dyja palët siç shton, “i ka udhëhequr Ali Ahmeti”.

“Në BDI nuk ka pro partive maqedonase, apo pro VMRO-së e pro LSDM-së…Pritshëmritë e qytëtarëve janë që të jetësohet dhe zbatohet platforma e përbashkët. BDI gjithmonë në koordinim me partitë tjera shqiptare do të përpiqet të arrijë maskimumin me cilëndo palë që do formojë qeveri”, ka thënë Grubi, duke shtuar se imponuan çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët.