Grubi sot takoi ekspert nga qeveria Zvicërane

Deputeti i BDI-së Artan Grubi  sot ka takuar një ekip ekspertësh ndërkombëtar të angazhuar nga qeveria Zvicërane që po analizon pērkrahjen pēr vendosjen dhe zhvillimin e institutit parlamentar, të prirë nga Nicole Topperwien dhe Fraklin De Vrieze.

Në këtë takim është biseduar për funksionalitetin e institutit parlamentar dhe mbështetjen që nevojitet për punën efikase të deputetëve, pavarësinë dhe përgjegjësinë e Kuvendit,

“Me bashkëbiseduesit diskutuam rreth funksionalitetit të institutit parlamentar dhe mbështetjen që nevojitet për punën efikase të deputetëve, pavarësinë dhe përgjegjësinë e Kuvendit, por shkëmbyem mendime edhe për situatën politike në vend” shkruan deputeti i BDI-së Artan Grubi

Ndryshe Zonja Topperwien gjithashtu ka punuar edhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe analizën e së njejtës nga Instituti Evropian i Paqës.