Grubi: Vendimi i Ali Ahmetit tregoi se BDI nuk është hipotekë as e VMRO-së as e LSDM-së

Deputeti i BDI-së Artan Grubi sonte në Top-Show në Top-CHannel duke folur në lidhje me vendimin e Ahmetit me 29 janar u shpreh se as Ali Ahmeti e as ndonjë nga funksionarët e BDI-së është në ndonjë hipotekë as të VMRO-së e as të LSDM-së por mori vendim autonom dhe nuk u përcaktua as për njërën e as për tjetrën, por u përcaktua për platformën shqiptare.

“As Ali Ahmeti e as ndonjë nga funksionarët e BDI-së s’është në ndonjë hipotekë as të VMRO-së e as të LSDM-së por mori vendim autonom dhe nuk u përcaktua as për njërn e as për tjetrën, por u përcaktua për platformën shqiptare” u shpreh Grubi në Top-SHow.

Sipas Grubit faktori ndërkombëtarë është i interesuar për një qeveri reformatore

“Komuniteti ndërkombëtarë kërkon një qeveri reformatore, për të zbatuar reforma sistemore në Maqedoni dhe për të ikur nga kapja e shtetit. kërkojnë një qeveri e cila do t’ia vazhdojë mandatin prokurorisë speciale” shtoi Grubi duke thënë se ndërkombëtarët kërkojnë një qeveri e cila do të angazhohet për integrim të Maqedonisë në BE dhe NATO nëpërmjet përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe një qeveri e cila do të rrumbullaksojë Marrëveshjen e Ohrit dhe duke e zyrtarizuar gjuhën shqipe.

Sipas Grubit prishja me VMRO-në ka qenë vazhdimi i mandatit të PSP-së

“ Nyja e cila nuk gjeti zgjidhje mes Ahmeti dhe Gruevskit ishte PSP-ja”, tha Grubi.