Gruevski akuzon hoxhallarët për humbjen e tij më 11 dhjetor

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka akuzuar hoxhallarët se kanë bërë fushatë kundër partisë së tij para zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor.

“Në këto zgjedhje edhe pse themi se ishin demokratike, iu kishte paraprirë një ndikim serioz nga jashtë që të dobësohen pozitat e VMRO DPMNE-së.

Faktorë të ndryshëm nga jashtë kishin punuar që të ndihmojnë LSDM-së.

Një pjesë është bërë nëpërmjet mediave, kurse një pjesë tjetër ishte bërë nga një hoxhë në tjetrin.

Tani është moderne tek shqiptarët që të jesh kundër VMRO DPMNE-së”, ka thënë Gruevski, i cili shtoi se në të ardhmen nuk do t’i ndihmojë kandidatët shqiptarë në zgjedhje lokale.