Gruevski: Asnjë mandatar deri tani nuk është detyruar të nënshkruajë garancione

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot deklaroi se është mirë që me përpjekjet e përbashkëta të qytetarëve që protestojnë çdo ditë, me përpjekjen e OBRM-PDUKM-së dhe grupin e saj parlamentar, të presidentit është krijuar situatë ku Zoran Zaevi është detyruar t’i nënshkruajë garancionet për unitaritetin e shtetit. Gruevski tha se këtë deri tani nuk është detyruar ta bëjë asnjë mandatar
“Me nënshkrimet garantohet se në të ardhmen nuk do të prishet unitariteti i shteti dhe kjo është e mirë, për shkak se ky edhe ishte qëllimi kryesorë, diçka që kemi hetuar në deklaratat e Zoran Zaevit edhe në Sarajavë edhe në deklarata tjera të tij, si dhe në deklaratat e BDI-së dhe partive tjera shqiptare”, tha Gruevski.

Sipas Gruevskit, opinioni maqedonas e njeh mirë Zaevin, se nuk mund t’i besohet, ndërsa OBRM-PDUKM-ja do të mbetet me sy të hapur dhe nëse Zaev lëviz nga rruga për të cilën ka nënshkruar garancionet, ata do të reagojnë ashpër.