Gruevski bënë thirrje për mobilizim kundër ligjit për gjuhën shqipe

Nikola Gruevski, Macedonian Prime Minister and leader of the ruling conservative VMRO-DPMNE party gestures while speaking at a rally in front of the Parliament building in Skopje, Macedonia, Monday, May 18, 2015. A massive pro-government rally was organized by Macedonia's ruling coalition led by the conservative VMRO-DPMNE party, late Monday in Skopje. Macedonia faces one of its deepest political crises since gaining independence from Yugoslavia in 1991, stemming from opposition claims that the government illegally wire-tapped 20,000 people. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare.  Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë.  Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij. Nëse votohet qeveria, Gruevski thotë se do jetë qeveri e një ambasadori. Më pas ky ambasador sipas Gruevskit do të dojë që edhe gjykata të jetë e tij, sepse një kohë të gjatë punon në këtë drejtim. Prokurori të veten ka. Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës, shkruan Gruevski .