Gruevski: Dalja e vetme nga kriza janë 63 deputetë

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e katërt zgjedhore Nikolla Gruevski sonte në Probishtip porositi se e vetmja mënyrë për dalje nga kriza është që Koalicioni për Maqedoni më të mirë është të marrë 63 vende për deputetë.

Para banorëve të Probishtipit Gruevski vlerësoi se LSDM-ja kërkon mënyrë se si ta prolongojë krizën politike në vend.
Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme planifikon që të rritë pagën mesatare me hapjen e vendeve të reja të punës si dhe rritjen e pensioneve dhe ndihmës sociale.

Në tubim u drejtuan edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Emil Dimitriev, i cili paralajmëroi rikonstruksionin e rrugës nga Probishtipi deri në Krupishte, ndërtimin e rrugës së re nga Probishtipi deri në ski qendrën Ponikva, gasifkimin e Probishtipit dhe realizimin e fazës së dytë të hidrosistemit Zletovica.

Dimitriev paralajmëroi edhe fillimin me punë të fabrikës së re në zonën industriale Neokazi Kranfild Faundri në të cilën do të punësohen 280 persona.