Gruevski: Do të fillojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re

Pas shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor nga ana e KSHZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të dielë, ka reaguar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Ai ka thënë se do t’u qasemi menjëherë bisedimeve për formimin e qeverisë dhe të merr fund kriza politike, pasi që popullit i ka ardhë në majë të hundës kjo krizë.

Mes tjerash, Gruevski ka thënë se do të përqëndrohet në uljen e ndasive në mes të qytetarëve, duke akuzuar LSDM-në si shkaktare e këtyre ndasive