Gruevski e quan Talat Xhaferin uzurpator të Parlamentit! (VIDEO)

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot theksoi se edhe po të dëshirojnë nuk mund të pranojnë Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, sepse, siç tha ai, është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës, shkelje të Rregullores së Kuvendit, dhe shkelje ndaj të gjitha procedurat ligjore, përcjell antpress

“Ai për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kontestojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të quhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe antikushtetutese”, ka thënë Gruevskit, gjatë inspektimit të aktiviteve ndërtimore në stadiumin e Qytetit.Ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale, dhe sipas tij është mirë që ato të mbahen më 2 korrik. Dhe si afat të fundit që do e kishte pranuar VMRO-DPMNE është 15 tetori