Gruevski: Edhe 10 ditë larg fitores së VMRO-DPMNE-së

Edhe 10 ditë larg fitores së VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, edhe 10 ditë deri në fitoren e Republikës së Maqedonisë. Kështu iu drejtua kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, qytetarëve të Gostivarit.

“Ne do të jemi fitimtarë sepse në këtë shtet për ehrë të parë treguam si një parti politike duhuet ta ndjek pulsin e kombit, të punojë ëpr kombin dhe qytetarët, t’i përmbushë premtimet e dhëna. Për herë të parë u tregua se dikush mundet ta zvogëlojë papunësinë dhe të hap vende të reja pune për maqedonasit, turqtë, shqiptarët, boshnjakët, romët…”, deklaroi bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Nikolla Gruevski.