Gruevski: Edhe 5 javë deri te fitorja e madhe e Maqedonisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në konferencën e mbajtur sot nga Unioni i Grave pranë OBRM-PDUKM-së, është drejtuar para pjesëmarrësve duke thënë se kanë mbetur vetëm edhe 5 javë deri fitorja e madhe e qytetarëve të Maqedonisë

“Edhe 5 javë deri te fitorja e madhe e qytetarëve të Maqedonisë, kundër gjithë atyre që kërcënojnë dhe me skenarë të përgaditur deshën të na e marrin paqen. Edhe 5 javë deri te zgjedhjet që do të jenë shembull për të gjithë se me skenarë të shkruar nuk mund të rrëzohet shteti”, deklaroi Gruevski.

Ai theskoi se partia e tij ka mësuar nga lëshimet në të kaluarën, dhe këtë rradhë do të garojnë me program më të mirë që do të sjellë progres në Maqedoni.