Gruevski: Jam i gatshëm edhe për eliminim personal

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për portalin “Telegraf” u shpreh se, pret akuza kundër tij nga Prokuroria Speciale, madje theksoi se është i gatshëm edhe për eliminimpersonal.

“Unë kur jam futur në politik, e kam ditur se jam futur në politikë, jo në shfaqe baleti. I kam ditur metodat nga historia se si shumë politikanë janë sulmuar. Jam sulmuar edhe unë, por jam i gatshëm për gjithçka. Jam i gatshëm për çdo kurdisje, madje edhe për eliminim personal”, tha Gruevski.

Ai shtoi se në çdo zgjedhjet e ardhshme partia e tij, do të fitojë me dallimin e njëjtë si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014