Gruevski: Jemi të gatshëm t’i fitojmë zgjedhjet

Jemi të gatshëm për fitore të fuqishme dhe të madhe e cila do t’i sigurojë stabilitet Republikës së Maqeodnisë, prosperitet ekonomik qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare dhe fitore e cila do t’i sigurojë shtetit dalje nga kjo krizë në të cilën e solli opozita.

Këtë, siç lajmëroi agjencia e lajmeve MIA, e deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski pas takimit të sotëm me liderët e partive politike nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”.

Në takim, sipas kryeministrit të dorëhequr, janë këmbyer informacione dhe pikëpamje rreth përgatitjes partiake për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor të këtij viti.

Partia dhe koalicioni, theksoi Gruevski, janë të gatshëm për fitore e cila do t’i mundësojë vendit të qëndrojë fuqishëm dhe të jetë stabil si dhe të vazhdojë në rrugën e prosperitetit ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe BE dhe të gjitha prioritetet e tjera strategjike që i kanë projektuar.